Objektivi është Shqipëria! Leonardo Bonuçi arrin akordin me klubin e njohur ballkanas

Leonardo Bonuçi kërkon me çdo kusht të jetë në Europian dhe të jetë ai kapiteni i Italisë që në ndeshjen e parë që do të luajë ajo ndaj Shqipërisë në turneun që zhvillohet në Gjermani. Për këtë arsye, mbrojtësi i njohur Italian ka vendosur që të mbyllë etapën e tij te Union Berlin dhe të firmosë me klubin e Fenerbahçes në Turqi.

Bonuçi nuk po aktivizohej më rregullisht te skuadra e Union Berlin dhe normalisht, shanset e tij për t’u bërë pjesë e Italisë ishin minimale. Për këtë arsye, ai vendosi të mbyllte kontratën që kishte deri në fund të sezonit me këtë klub e gjente një sistemim në një skuadër tjetër ku të kishte minuta në dispozicion për të gjetur formën më të mirë.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sot është arritur akordi mes palëve dhe Union Berlin ka pranuar të ndërpresë me marrëveshje bashkëpunimin me Bonuçin, Gjatë ditës së nesërme, lojtari do t fluturojë drejt Turqisë ku do të kryejë vizitat mjekësore para se t’i bashkohet zyrtarisht klubit të Fenerbahçes me një kontratë deri në fundin e këtij sezoni.

Ai ka vendosur që të mbyllë karrierën e tij në fushë gjatë kësaj vere, duke shpresuar që një gjë e tillë të ndodhë pas pjesëmarrjes në EURO 2024.