Odise Roshi ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare është prezantuar ditën e sotme te skuadra e tij e re, Sakarjaspor, e cila sezonin që përfundoi siguroi ngjitjen në Ligën e Parë turke.
Sulmuesi shqiptar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin e tij të ri, të cilin do ta mbajë të lidhur për të paktën deri në vitin 2024 dhe do të përfitojë 300.000 euro në sezon.
Fieraku lë kështu skuadrën e Bolusporit për të nisur një aventurë të re në karrierë me ekipin e Sakarjaspor.
Në sezonin që përfundoi Roshi u aktivizua gjithsej në Ligën e Parë në Turqi me fanellën e Boluspor në 28 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 2 asiste për shokët e skuadrës.