Çabi Alonso, trajneri aktual i Leverkusenit, shihet si pasuesi ideal i Ançelotit te Reali.
Gjatë një interviste për “Universo Valdano” tekniku spanjoll e ka pranuar tërthorazi se ka një klauzolë largimi nga Leverkuseni, nëse në adresë të tij do të ketë oferta nga tri klube, Bajerni i Mynihut, Liverpuli dhe Reali i Madridit.
“Klauzolë largimi? Këto janë çështje kontrate, unë jam i kënaqur në Leverkusenin”, tha ai.