“Oh moj nëna ime”/ Dhunimi i kancelarit të gjykatës së Elbasanit, dëshmitari tregon detajet: 2 persona zbritën nga një makinë, e qëlluan me mjete të forta në kokë dhe trup

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së dielës në Elbasan ku Kancelari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, është dhunuar barbarisht në orët e vona të fundjavës, pasi kishte dalë nga një lokal dhe po shkonte në shtëpi.

12 orë nga ngjarja ende në vendin ku ndodhi sulmi vërehen njolla gjaku. Ndonëse policia e Elbasanit ka dyshime se sulmi ndaj zyrtarit ka ndodhur per shkak të detyrës ai nuk ka bashkëpunuar me blutë.

Refuzimi i 51 vjecarit për të folur mbi ngjarjen bën që policia e Elbasanit të mendojë se ai ka njohur dy personat që e kanë qëlluar, ose e di mjaft mirë nga i ka ardhur goditja.

 

Gjithësesi policia e Elbasanit nuk përjashton pistën që kancelari të jetë qëlluar edhe për arsye personale ndaj është duke vijuar hetimet mbi ngjarjen.

Fillimisht grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, ndonëse ndricimi me led në lagjen muzeale e bën të vështirë identifikimin e dy agresorëve. Disa persona janë shoqëruar deri tani ku pasi janë pyetur mbi ngjarjen janë lënë të lirë.

Një burim i cili ka parë nga afer ngjarjen mbrëmë sqaron se dy personat kane parkuar mjetin në hyrje të rrugës Egnatia.

Me hap të shpejtë kanë arritur 51 vjecarin dhe kanë nisur ta godasin menjëherë me mjete të rënda në kokë dhe trup duke i lënë plagë të rënda.