Agresioni rus në Ukrainë nga Rusia së shpejti mund të shkaktojë një krizë globale në ushqim, krizë e cila mund të zgjasë për disa vite, thotë OKB-ja.
“Disa vende mund të përballen me krizë afatgjate të urisë nëse eksportet e Ukrainës nuk rikthehen në nivelet e para luftës”, shtoi Guterrez.
Konflikti në Ukrainë ka ndaluar furnizimet nga portet e Ukrainës, porte nga të cilat importohej sasi e konsiderueshme e vajrave për përgatitjen e ushqimeve, e gjithashtu edhe sasi të mëdha të drithërave, siç janë gruri dhe misri.
Kjo e ka ulur edhe furnizim global me këto mallra esenciale, dhe ka bërë që çmimet e produkteve zëvendësuese bazë të ngritën edhe më shumë.
Çmimet e ushqimeve, sipas OKB-së, janë rreth 30% më të larta se ato të vitit të kaluar.
Në takimin e së mërkurës në New York, Guterrez tha se konflikti në Ukrainë duke u ndërlidhur me pasojat e shkaktuara nga ndryshimet e klimës globale dhe krizën e pandemisë është kërcënuese për dhjetëra miliona njerëz në mbarë globin, të cilët mund të përballen me pasiguri në lidhje me ushqimin, keq ushqim, dhe uri masive