Oligarku Papuli dëbon Bashën nga vila në “Long Hill” pas dorëheqjes si kryetar i PD?

Me humbjen e pushtetit, humbet edhe një pjesë të ‘miqve’ dhe interesave. Lulzim Basha dha dorheqjen si kryetar i PD-së, pas presioneve në rritje dhe 7 humbjeve rradhazi. Me këtë lëvizje, Basha i ka thënë lamtumirë ëndrrës për t’u bërë kryeministër.

Duke mos qenë më kandidat për kryeministër, Bashës kanë nisur t’i largohen dhe t’i kthejnë shpinën oligarkët, të cilët janë të lidhur edhe me kryeministrin aktual, por ata investohen të kenë raporte klienteliste edhe me kryeministrin e ardhshëm, për interesat e tyre monetare.

Për sa kohë ishte kryetar i PD-së, oligarkët i jepnin miliona euro Lulzim Bashës përmes kunatit, prona, vila, aksione në kompani dhe favore të tjera gjysmë të dukshme.

Tashmë tranferatat bankare do të vijnë duke u pakësuar deri në ndërprerje, pasi mumgon intetesi dhe mundësia e kthimit të favorit.

Dhe sinjalet e para kanë ardhur. Ditët e fundit janë konstatuar lëvizje të shumta dhe zhvendosje mobiliesh tek vila e Lulzim Badhës në kompleksin e vilave “Long Hill”, në periferi të Tiranës.

Ka dyshime të forta për një zhvendosje të Lulzim Bashës nga vila, për të cilën nuk bëri kurrë transparencë.

Lulzim u zhvendos tek vila e oligarkut pranë Ramës, Agron Papuli, në tetor të vitit 2019. Deri në atë kohë, Basha e akuzonte Papulin për grabitje të patave dhe pasurive publile, me miratimin e Edi Ramës.

Papuli i dha Bashës vilën, duke i mbyllur gojën, por edhe për të krijuar një linjë rezervë klientelizmi nëse PD do të vinte në pushtet.

Basha tashmë nuk i duhet më Papulit, i cili ndoshta i ka kërkuar Bashës të lirojë vilën. Tashmë në vëmendje të oligarkëve do të jetë kryetari i ri i PD-sē.

Basha nga ana tjetër ka boshatisur zyrën në PD pas dorëheqjes, ndërsa ka marrë një zyrë pranë qendrës ‘Torre Drin’ në rrugën ‘Abdi Toptani’.