Saranda, qyteti që dikur simbolizonte bukurinë dhe turizmin shqiptar, sot është kthyer në një skenë katastrofike të kapjes kriminale dhe shkatërrimit institucional. Në krye të këtij dështimi të turpshëm qëndron Oltion Caçi, kryetari i Bashkisë me origjinë nga Tepelena, i cili është bërë një nga figurat më të shëmtuara të lidhjeve të ngushta me krimin e organizuar dhe mafien e pronave.
Nën drejtimin e tij, çdo shërbim publik është një dështim i plotë dhe i padiskutueshëm. Rrugët janë rrugë blloku, të mbuluara me gropa e baltë, ndërsa banorët përballen çdo ditë me errësirë për shkak të ndriçimit publik të shkatërruar dhe të papërgjegjshëm. Pastrimi i qytetit është i përbuzur totalisht , mbeturinat grumbullohen kudo, duke shndërruar Sarandën në një depo plehrash që turpëron çdo vizitor dhe çon në përkeqësimin e shëndetit publik.
Por ky është vetëm fillimi i një liste të gjatë dështimesh. Nën qeverisjen e Caçit, Bashkia është kthyer në një pronë private të mafies lokale.
Tenderat jepen si në një treg të errët klientelist, ku paratë e qytetarëve përfundojnë në duart e grupeve kriminale dhe të afërmve politikë të kryetarit. Shërbimet sociale janë fare të pakta dhe pa cilësi, ndërsa qytetarët janë të braktisur në çdo nevojë elementare.
Qytetarët e Sarandës nuk janë më thjesht të zhgënjyer , ata janë të indinjuar dhe të frikësuar, sepse krimi dhe korrupsioni po mbjellin frikë dhe varfëri në çdo cep të qytetit. Bashkia është bërë një bunker i krimit dhe abuzimit, ku Oltion Caçi dhe banda e tij mbajnë peng të ardhmen e qytetit dhe jetën e banorëve.
Është e qartë ky njeri nuk është vetëm një kryetar bashkie i paaftë, por një gur themeli i kapjes kriminale të Sarandës. Ai po shkatërron qytetin me dorën e tij, duke përdorur institucionet për interesa personale dhe mafioze.
Institucionet qendrore të shtetit duhet të ndërhyjnë urgjentisht, të largojnë këtë element kriminal nga drejtimi i Bashkisë dhe të vendosin drejtësi të vërtetë në Sarandë. Qytetarët meritojnë më shumë sesa të jenë peng i një sistemi kriminal dhe një drejtimi që i shërben vetëm mafies dhe interesave të pista.
Bashkia e Sarandës nuk u fitua me vota apo meritë, por me fat të keq… në kazino! Drejtuesi politik i PS-së në Qarkun Vlorë, Blendi Klosi, thuhet se ka luajtur me shuma marramendëse dhe ka mbetur me borxh prej 500,000 eurosh.
Ky borxh u “shlye” në mënyrë të dyshimtë, duke favorizuar Oltion Caçin për të marrë drejtimin e Bashkisë. Kjo është qartë një skemë ku politika e lidhur me lojërat e fatit dhe borxhet e fshehta vendos në pozita kyçe njerëz që shërbejnë interesave të grupeve kriminale dhe klientelizmit.
Në këtë atmosferë, drejtimi i Sarandës është një dhuratë e pisët e mafies politike dhe ekonomike, e cila shkatërron çdo shpresë për zhvillim të ndershëm dhe shërbime cilësore për qytetarët