Onana drejt Junajtid, drejtorët sportivë të ekipeve takim në Ibiza

Portieri i Interit, Andre Onana mund të transferohet tek Mançester Junajtid.

La Gazzetta dello Sport” shkruan se të premten mund të konkretizohet marrëveshja mes palëve.

Pas 48 orësh, drejtorët e zikaltërve dhe “djajve të kuq”, pikërisht Piero Ausilio dhe David Harrison, do të takohen në Ibiza.

Nëse anglezët do të plotësojnë kërkesat e nerazurrëve atëherë gjithçka do të mbyllet me sukses.