ONE (AMC), fija lidhëse e bankave të Putinit dhe e mafies bullgare në Tiranë, në mes Ervin Guri

Qeveria shqiptare vendosi t’i bashkohet Perëndimit, duke miratuar paketën e parë të sanksioneve ndaj Rusisë, pas agresionit i paprovokuar dhe të paligjshëm rus ndaj Ukrainës. Sanksionet konsistojnë në bllokimin e sektorëve të financave, sidomos bankave, energjisë, transportit, teknologjisë etj.

Po sa do të zbatohen realisht sanksionet për të ndërprerë fijet e njerëzve pranë Putinit në ekonominë shqiptare?!

Oligarkët dhe qarqet e Moskës, objekt i sanksioneve të hershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë depërtuar në Shqipëri në sektorë dhe shërbime kyçe, duke u kamufluar përmes vendeve të treta dhe përfaqësuesve shqiptarë, me të shkuar të dyshimtë.

Bankat dhe oligarkët e rusë në Shqipëri janë një merimangë sa e dukshme, aq edhe padukshme, fijet e të cilës shtrihen nga bregdeti, media, shërbimin e telefonisë dhe shërbime të tjera.

Elvin Guri i ‘One’ është një nga fijet lidhëse të financimit dhe bankave ruse në Tiranë, të cilat mund të hedhin para për interesat e Putinit dhe për të promovimin e putinizmit në Shqipëri.

Në dhjetor të vitit 2029, shqiptaro-bullgari Ervin Guri dhe bullgari Spas Roussev i blenë Teleko

m Albania për 50 milionë euro, e cila më pas ndryshoi emrin në One Telecommunications, e njohur si ‘One’, më parë AMC, që është kompania e dytë më e madhe e telefonisë së lëvizshme në Shqipëri.

AMC, sot ONE, është hetuar shpeshherë nga Autoriteti i Konkurrencës për koordinim të tarifave me me operatorët e tjerë celularë dhe për abuzim me pozicionin dominues, por që i ka shpëtuar gjithnjë ndëshkimit, falë edhe lidhjeve me politikanë të korruptuar të Tiranës.

Blerja u realizuar përmes kompanisë Albania Telecom Invest AD, në pronësi të Gurit dhe Roussev, i cili njëkohësisht ka pronësinë e paketës kontrolluese të telekomit bullgar Vivacom.

Ortaku i Ervin Gurit, Spas Roussev është një biznesmen tepër i dyshimtë bullgar, me histori të errëta lidhjesh me krimin e organizuar, mafien, financiarë rusë pranë Putinit dhe politikanë të korruptuar.

Ortaku i Ervin Gurit ka pasur lidhje të fortë interesash dhe biznesi me ish ministrin e financave të Bullgarisë Milen Velchev. Njeriu që kontrollin sot ONE bashjë me Ervin Gurin, është shfaqur në një jaht në Monako me Ivan Todorov, një nga trafikantët më famëkeqë të Bullgarisë.

Kompania e Ervin Gurit dhe Spas Roussev është lakuar për financim nga bankat ruse, të cilat drejtohen nga njerëz të rrethit të Putinit. Nuk përjashtohet mundësia që Guri të jetë një personazh i financuar dhe i përdorur nga Moska në Tiranë, për të kontrolluar komunikimet përmes kompanisë ONE.