Në tregun agro-ushqimor në Elbasan janë kryer kontrolle nga policia. Mësohet se kontrollet kanë të bëjnë me personat në kërkim.
Disa persona janë shoqëruar. Sakaq tregu agro-ushqimor është në pronësi të Petrit Çelës, babai i Suel Çelës.
Ndërkohë Suel Çela është në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”. Ende nuk dihet se kush janë personat e shoqëruar.