Operacioni “fshesa” te Çelsi, “i padëshiruari” shkon te rivalët e përjetshëm për shumën e majme

Duket se Çelsi ka nisur operacionin “fshesa” duke larguar shumë lojtarë që nuk janë më në planet e trajnerit Poçetino dhe njëri prej tyre është edhe sulmuesi gjerman, Kai Havertz.

Siç bëjnë me dije mediat britanike, 24-vjeçari është shumë pranë firmës me Arsenalin dhe pritet të zyrtarziohet gjatë ditëve në vijim.

Çelsi gjithashtu nuk do të dalë pa gjë nga ky transferim, pasi “Topçinjtë” do t’i paguajnë “Bluve” plot 75 milionë euro për shërbimet e Havertz.