Sfida e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë midis Juventusit dhe Interit u mbyll në barazim dhe me një sherr masiv në fushë mes lojtarëve.Gjithçka nisi pas golit të shënuar nga Romelu Lukaku, i cili me anë të një festimi provokoi tifozët dhe lojtarët e Juves. Më pas çdo gjë agravoi nga Huan Kuadrado dhe Samir Handanoviç, të cilët njësoj si Lukaku u ndëshkuan me karton të kuq.
Pamjet e reja të publikuara në rrjetet sociale tregojnë se pas debatit mes kolumbianit dhe kapitenit të Interit, ishte mbrojtësi bardhezi që goditi me grusht portierin veteran, me lojtarët e tjerë që u bënë menjëherë pjesë e këtij sherri.