Një makinë është djegur në zonën e Burgut në Tiranë. Automjeti ka marrë flakë, në kohën që po udhëtonte.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga “infront.org”, makina është djegur thuajse tërësisht. Nuk dihen detaje për ngjarjen.
Kujtojmë se kohët e fundit janë raportuar shumë raste të ngjashme të djegies së makinave.