Një ngjarje e frikshme ka ndodhur për yllin e pornos, Eli Bruki, e cila ishte pjesë e një evenimenti boksi. Ajo po bënte një intervistë me yllin e ringut, Dilion Denis, i cili i demonstroi live stilin e tij të mbytjes për t’i bërë kundërshtarët të dorëzohen.
Gjatë demonstrimit, Bruki humbet ndjenjat një moment dhe bie në tokë, me Denis që u mundua ta sillte sërish në vete.
Kujtojmë që Bruki është një tifozë e zjarrtë e Mançester Sitit, e cila prej kohësh është pjesë e industrisë së pornos.
Së fundmi ajo ka zgjedhur t’i futet dhe rrugës së boksit, ku deri tani nuk numëron asnjë humbje.