“Panik” te Interi! Onana në orbitën e anglezeve, ja emri që mendojnë zikaltërit për ta zëvendësuar

Andre Onana është tashmë portieri i parë i Interit në të gjitha kompeticionet. Kamerunasi ka bërë mirë deri më tani dhe ka tërhequr edhe vëmendjen e klubeve të mëdha europiane e konkretisht atyre angleze.25-vjeçari po monitorohet nga Çelsi, i cili është në kërkim të një pasardhësi për Mendinë ashtu si Mançester Juanjtidi që, edhe pse dëshiron të vazhdojë me De Gean, nuk e ka zgjidhur ende çështjen e rinovimit me klubin.

Nga ana tjetër, edhe Totenhemi po shqyrton mundësitë që ka për të zëvendësuar 37-vjeçarin Hugo Loris dhe Onana është një opsion i volitshëm për ta.Edhe pse për momentin nuk mendohet që portieri të lërë Milanon, tek Interi nuk duan të gjenden të papërgatitur dhe po mbajnë nën vëzhgim Gulielmo Vikarion.

26-vjeçari i Empolit sot ka një vlerë kartoni, e cila shkon deri në 20 milionë euro e vlerësohet shumë nga Marota e Auzilio.