Një tërmet i fortë me magnitudë 4.7 Rihter ka goditur Greqinë gjatë natës. Lëkundjet sizmike ndodhën rreth orës 02:20.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar në Amfilochia, ndërsa lëkundjet janë ndjerë der në Patra dhe Prevezë. Sipas të dhënave thellësia e tërmetit ishte 17.8 kilometra.
Tërmeti me magnitudë 4.7 Rihter u pasua nga një seri pasgoditjesh , me mbi 30 lëkundje me magnitudë deri 3.3 Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi prej 35 km, rreth 10 km në verilindje të Amfilochia dhe nuk ka shkaktuar dëme materiale
Tërmeti është regjistruar pak pas mesnate në zonën e Patrës në Greqi, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.