Panuçi me elozhe për Spaletin: Do t’i jem mirënjohës gjithmonë, më ka mësuar…

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi ka folur për mikrofonat e radios “Radio Kiss Kiss” për trajnerin aktual të Napolit, Luçiano Spaleti duke deklaruar se ka kualitete unike dhe ka merita absulute për ekipin e kaltër që ndodhet në krye të klasifikimit:

Spaleti – “Luçiano Spaleti ka kualitet unik, ndryshe nga të gjithë të tjerët. Në fushë, gjatë ndeshjeve shihet ajo që ai ndjen gjatë gjithë javës. Ka mëritën absolute të mësuarit lojtarëve lëvizjet dhe këto fakte dallohen qartësisht në fushë. Ju zbuloj një prapaskenë që më lidh mua personalisht. Mua më ka pas thënë që duhej të korrigjoja lëvizjet në zonën e rreptësisë. Më shpjegoi se çfarë duhej të bëja, unë i dëgjoja me shumë kujdes këshillat e tij dhe në fakt u përmirësova ndjeshëm. Do t’i jem gjithmonë mirënjohës.”

Min-Jae Kim – Çfarë mendimi kam për mbrojtësin e Napolit? Duhet tu tregoj se e nuk njihja mirë, por tani që po e shoh nga pranë, është monstruoz. Nuk gabon asnjëherë, është gjithmonë i kujdesshëm.”, përfundoi Panuçi.