Duhet guxim për t’u martuar“, tha Papa Françesku gjatë meshës së kremtuar me rastin e Mbledhjes Botërore të Familjeve.
Këtë e bëri duke folur pa doreza dhe duke lënë, siç bën zakonisht, “liturgjinë”
Disa nëna pyesin të bëj diçka për ta bindur fëmijën e tyre të martohet dhe unë i përgjigjem: le të fillojë ta largojë për pak, le të dalë nga shtëpia”, tha përsëri Papa.
Më pas iu drejtua drejtpërdrejt të rinjve:
“Në momente të vështira që cdo familje ka, mos merrni rrugën e lehtë, ndoshta për t’u kthyer tek nëna juaj, vazhdoni dhe rizbuloni dashurinë”.
Papa Françesku ndërpreu predikimin e tij në meshën në Sheshin e Shën Pjetrit për Mbledhjen Botërore të Familjeve, dhe vazhdon të flasë “pa doreza”.
“Shohim shumë të rinj që nuk kanë guxim të martohen dhe shumë herë disa nëna më thonë: “Por bëj diçka, fol me djalin tim që nuk martohet, është 37 vjeç. Por zonjë, mos i hekuros këmisha, fillo ta largosh pak, të dalë nga shtëpia atërore”, tha ai.