Opozita është duke zhvilluar një protestë para parlamentit në ndërkohë që po mbahet edhe seanca plenare.
Ndërkohë që deputetët e Partisë Demokratike kërkojnë që Edi Rama të vijë në seancë, kryeministri është në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Bavarisë, Markus Soder.
Bëhet me dije se homologu bavarez ka mbërritur në kryeministri, ku është pritur nga Rama.