Eksperti i Bankës Botërore, Enriko Ceko, paralajmëroi rrezikun e shtimit të tërmeteve në territorin e Shqipërisë. Në një intervistë për misionin ‘Sot, live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, kalimi i pjesës më të madhe të popullsisë në ultësirën perëndimore, e shoqëruar me betonizimin e kësaj pjesë të territorit ka sjellë prishje të balancës së territorit.
“Ka patur përmbytje edhe më përpara, 48, 49, 53,57, 59, 62, 80, 82 dhe pastaj ka patur një periudhë pa përmbytje të shumta, ishte koha ku bënë investime nga BB, 2001-2009 dhe menjëherë me ndërprerjen e projektit rinisën përmbytjet. 2010-2012, 2013, 2017, 2018 e me radhë. Që nga viti 2009, jo vetëm që ska investime të reja, në fushën e veprave ujore, por s’ka as rehabilitim të veprave të kaluara. Pjesa më e madhe e rezervuarave të Shqipërisë, 630 ku ka edhe diga, janë ndërtuar në vitet 60-80. Asnjë pas viteve 90’. Shteti duhet të ketë një katalog për veprat ujore e kulluese, ku duhet të shënojmë kur është bërë rehabilitimi, sa vjet mund të qëndrojë ky rehabilitim. Më pas eksperti ndjek ecurinë, kryhet investimi sipas nevojës. Nuk ka shtim të rritjes së nivelit të shiu, o kemi të përqendruara, por jo në sasi më të madhe. Ne duhet të marrim masa para periudhës së reshjeve”, tha Ceko.