Parashikimi i motit 12 dhjetor 2022

Duke lënë pas këtë fundjavë me reshje shiu të dendura; në një parashikim për javën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti për të gjitha ditët parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë lokalisht edhe alternimet me kthjellime. Për ditën e Hënë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensite të ulët.