Parashikimi i motit për ditën e sotme 9 maj 2021

Për të gjithë ata që kanë bërë plane për ditën e sotme kushtet meteorologjike do të jenë favorizuese.

Moti i kthjellët pritet të dominojnë në pjesën me të madhe të territorit, vranësirat parashikohen të pakta kalimtare këto të përqëndruara përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12-15m/sek.

Valëzimi në detet i forcës 2-3 ballë.