Gratë dhe të dashurat e yjeve në mbarë botën e sportit kanë hyrë sot në Instagram për të shfaqur gëzimin e tyre festiv. Partnerja e Skot MkTominej, Kam Riding udhëhoqi festimet në Instagram, teksa ndau foto të festës së saj me miqtë në prag të Krishtlindjeve. Ajo ndau me 16.3 mijë ndjekësit e saj në Instagram një sërë fotosh ku pozon me një fustan të zi me klas.
Ajo u bashkua për të uruar ndjekësit për Krishtlindje si dhe partnerët e shokëve të skuadrës së MkTominej, Kasemiro dhe Lisandro Martinez, të cilat gjithashtu hynë në Instagram për të festuar këtë ditë.
Diku tjetër nga bota e futbollit, gruaja e Lautaro Martinez të Interit, ndau një foto të të dyve në prag të Krishtlindjeve. Të dy pozuan në një vaskë të nxehtë dhe partnerja e Lautaros, Agus, në mbishkrimin e fotos shkruan: “Din don dan 🎅🏼✨”
Fansatn kanë nxituar që me komentet e tyre të lavdërojnë çiftin, por kanë vënë në dukje edhe ngjashmërinë e Agusit me Antonela Rokuzon, e cila është gruaja e Lionel Mesit
Një fans komentoi: “Për një moment mendova se ishte Antonela 😂 por jo!!!”
Një tjetër shkroi: “Vëlla nuk mund të jem i vetmi që mendova se ishte Antonela 🤣🤣”
Diku tjetër në Premier Ligë, e dashura e Konor Gallager, Aine shkroi: “Gëzuar natën e Krishtlindjeve” me një foto të Konor në një treg Krishtlindjesh.
Ish-bashkëlojtari i Lautaro Martinez, Mauro Ikardi, pozoi me gruan e tij Vanda Nara, ku kisht edhe shenjën në fytyrë që kishte marrë gjatë ndeshjes së fundit mes Fenerbahçes dhe Gallatasarajt.
Sulmuesi mori një sy të mavijosur gjatë derbit, pasi u shty dhe u përplas në shtyllë nga një lojtar i Fenerbaçes. Vanda u solidarizua me Ikardin duke e vendosur edhe anjë një shenjë me grim.
Ajo ka shkruar: “Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve. Ju urojmë nga Stambolli, shëndet paqe dhe shumë dashuri…”
Partnerja e Loris Karius, Dileta, e cila prezanton mbulimin e Serisë A për DAZN, ndau foto të saj me Karius dhe vajzën e çiftit pranë pemës së Krishtlindjes.
Do të jetë një kthesë e shpejtë festive për portierin, me Njukasëllin që do të përballet me Notingham Forest në ndeshjen e nesërme të “Boxing Day”.
Ish-sulmuesi i Southemptonit, Graciano Pele, u shfaq në faqen e gruas së tij në Instagram, teksa Viktoria Varga ndau foto nga shtëpia e tyre në Dubai.
Nnga bota e F1, partnerja e Maks Vershtapen, Kelly Piquet, ndau një foto të ëmbël me kampionin e botës në F1 pranë pemës së tyre të Krishtlindjes, e cila kishte një numër çantash të stilistëve të vendosura poshtë saj.
E dashura e re e Esteban Ocon, Flavy Barla, ka mahnitur teksa ka postuar një foto të veshur me të bardha dhe ka shkruar: “Ju uroj të gjithëve një Krishtlindje të gëzuar.Kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj dhe shijoni këto momente.”