Pas gati 10 muajsh burgim në Rusi, Brittney Griner po rikuperohet në një institucion mjekësor ushtarak në Teksas

Ylli i WNBA Brittney Griner u rikthye në tokën amerikane pas gati 10 muajsh burgim në Rusi.

Ajo ndodhet në një institucion mjekësor në Teksas përpara se t’i kthehet jetës së saj të zakonshme.

Ylli i basketbollit , e cila u lirua të enjten si pjesë e një shkëmbimi të burgosurish mes SHBA-së dhe Rusisë me tregtarin famëkeq të armëve Viktor Bout, mbërriti në Brooke Army Medical Center në San Antonio dhe zyrtarët nuk kanë specifikuar se sa kohë do të qëndrojë atje.

Lirimi i Grinerit përmes shkëmbimit mori muaj për t’u negociuar dhe shënoi fundin e muajve në izolim pasi ylli i basketbollit u arrestua në një aeroport rus në shkurt pasi u kap me vaj kanabis dhe më pas u dënua me nëntë vjet burg.

“Jemi të përqendruar tek mirëqenia e Brittney dhe familjes së saj, për t’iu dhënë e gjithë ndihma e disponueshme”, tha një zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Vedant Patel.

Shumica e grave në burgun në Rusi punonin duke qepur uniforma, por fituesja e medaljes së artë olimpike ishte shumë e gjatë për t’u ulur në një tavolinë pune dhe duart e saj ishin shumë të mëdha për të menaxhuar qepjen, kështu që ajo transportonte pëlhurat gjatë gjithë ditës.