Pas ndarjes nga Xhaçka, Olsi Rama i turret gjyqtares së Krujës. I premton se do ta sjellë në Tiranë. A do ta marrë në mbrojtje Llagami e KLGJ si Suela Gashin që merr vendime në prehrin e një prokurori?

Pas ndarjes nga Olta Xhaçka dhe bukuroshja e FSHF-së Jona Dervishin, Olsi Rama po i vardiset një gjyqtareje simpatike. Bëhet fjalë për gjyqtaren e Krujës, Arnisa Këlliçi, e cila sipas burimeve ka rënë në hall me vëllain e kryeministrit.

Olsi madje se i ka premtuar se do ta sjellë në Tiranë me hartën e re gjyqësore.

Sipas burimeve, gjyqtarja, të paktën deri tani, nuk i është përgjigjur pozitivisht sinjaleve të Olsit për një romancë, por Olsi, i fryrë për shkak të pushtetit të Ramës, nuk pajtohet me refuzimin.

Raporti tashmë po kalon deri në përndjekje nga ana e Olsi Ramës ndaj gjyqtares Këlliçi, e cila gjithsesi ende nuk ka bërë ende ndonjë ankesë zyrtare.

Mbetet për t’u parë nëse kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami do ta marrë në mbrojtje nëse gjyqtarja do të ankohet për vardisjen e Olsi Ramës.

Kujtojmë që Llagami u vu menjëherë në lëvizje, për të marrë në mbrojtje gjyqtaren e Gjirokastrës, Suela Dashin, kur u ankua se mediat po i dëmtonin imazhin.

Suela hipte në makinën me xhama të zinj të prokurorit Emror Kasaj nga Durrësi deri në Gjirokastër. Nga makina, gjyqtarja futej në sallën e gjyqit dhe i pranonte çdo kërkesë prokurorit, në prehrin e të cilit kishte ardhur nga Durrêsi deri në Tiranë.

Gjyqtarja Dashi ndau edhe gjyqtarin Enkel Peza nga bashkëshortja e tij prokurore Blera Hamza, e cila në kërkesën për ndarje thotë we Peza e ka lënë pas dore. Peza njihet ndryshe si gjyqtari i mafies së pronave Helidon Gjikoka.

Mbetet për t’u parë rrjedha e fatit të ëndrrës dashurore të Olsit nda gjyqtares, por kujtojmë se Olsi po luan shumë fije të pushtetit, ashtu si Argita dhe Shkëlzeni luanin fijet e pushtetit të Berishës.

Olsi Rama nuk ishte thjeshtë një numër në jetën e Olta Xhaçkës, por çelësi për karrierën e Xhaçkës gjatë pushtetit të Ramës, si 3 herë deputete, ministre e Mbrojtje dhe aktualisht ministre e Jashtme.

Olta Xhaçka është e bija e Natasha Xhaçkës, e shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik fëmijësh në vitin 1992, e arratisur në Greqi, Itali dhe më pas SHBA, e dënuar dhe e lidhur me firmat piramidale.

Gjatë zhvendosjes në SHBA, Olta Xhaçka u lidh fillimisht me Parid Kadrinë, djali i bosit të firmës piramidale ‘Gjallica’, Gani Kadria

Ajo e mbajti lidhjen me Paridin dhe thuhet se i zhvati paratë që u ishin vjedhur shqiptarëve, deri kur u takua me Olsi Ramën, vëllain e Edi Ramës.

Olsi Rama, për Oltën, braktisi bashkëshorten dhe vajzën e tij të vetme. Lidhja dashurore mes tyre ka qenë e fortë dhe dramatike, por më pas ka është miksuar me interesa politike dhe financiare.

Çifti erdhi në Shqipëri, ku secili nisi jetën e tij, ku në mes mbeten vetëm interesa financiare.

Krahas futjes në politikë, Olta Xhaçka nisi një romancë me Kreshnik Spahiun, i cili në atë kohë ishte nënkryetar i KLD dhe një personazh me influenca në drejtësi. Lidhja dashurore u duk sikur po bëhej e fortë. Spahiu dhe Olta kanë bashkëjetuar për dy vjet.

Mbetet mister se pse marrëdhënia mes tyre mori fund. Shumë shpejt Olta Xhaçka kapi Artan Gaçin, edhe ky deputet i Edi Ramës dhe biznesmen.

Gaçi kishte një butik, ‘Butik Firence’ dhe furnizonte Edi Ramën me rroba të shtrenjta.

Butiku besohet se ishte thjeshtë një maskë. Në një raport të OSBE, të disa viteve më parë,Gaçi figuron në listën e biznesmenëve që pastrojnë para të pista dhe që ka histori me trafiqe.

Sapo bëri letrat për lidhjen me Artan Gaçin, ky i fundit i kaloi Olta Xhaçkës mbi 70 mijë euro në llogari që vitin e parë.

Në jetëshkrimin në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashme, Olta Xhaçka paraqet si partner vetëm të fundit, Artan Gaçin.

Disa muaj më parë, Rama e shpalli Gaçin invetitor strategjik. Opozita deklaroi se do t’i kërkonte Gjykatës Kushtetuese që t’i hiqte mandatin Gjaçkës, por më pas u tërhoq, pasi PD-ja e Berishës dhe e Bashës janë të lidhur me interesa financiare me pushtetin.