Pas Romina Pulajt, drejt burgut Kol Noku, ndërtoi 3 kate pa leje në Sarandë

Ndërtimet pa leje e kanë kthyer Sarandën në një zonë krimi dhe pastrimi parash.

Pikërisht ndërtimet pa leje kanë çuar për ndjekje penale dhe pas hekurave kryeinspektoren e ndërtimit pranë Bashkisë Sarandë, Romina Pulaj, të cilën e kanë mbyllur në burg që në shkur të këtij viti.

Kjo e fundit dyshohet se ka “shpërdoruar detyrën”, duke lejuar një subjekt privat të ndërtojë disa kate shtesë mbi një godinë ekzistuese në qytetin e Sarandës.

Kolë Noku, një biznesmen i dyshimtë ndërtimi, ka ndërtuar pa leje 3 kate të një objekti në mes të qytetit Sarandës, ku megjithatë endet i lirë pa asnjë ndërshkim.

Kohët e fundit kundër këtij oligarku ka filluar një hetim penal si nga prokuroria e Sarandës, njëkohësisht edhe nga ana e hetimit tatimor Tiranë, dukee futur në rreth për fshehje të të ardhurave dhe evasion fiskal.

Njëkohësisht nga informacionet e kërkuara nga ana jonë, Kol Noku është nën hetim edhe nga “SPAK” për një fakt korruptiv dhe së shpejti pritet të arrestohet.

Kolë Noku, është administrator administrator i shoqërisë “Noku 2008”, shoqëri e cila ka detyremte tatim taksa të cilat kapin vlerëmn 600 mijë euro.

Noku nuk shlyen detyrimet, por nga ana tjetër ekspozon luksin para SPAK-ut.

Kjo shoqëri ka marrë një lejë ndërtimi nga Bashkia Sarandë në vitin 2006, për të ndërtuar pallat në pronën e Aleko Likës, por pallati nuk është ndërtuar brenda afatit kohor prej 3 vitesh, afat kur duhej të zbatohej leja e ndërtimit.