Një tjetër protestë do të mbahet ditën e sotme për Sabrina Bengajn, 23-vjeçaren e cila u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj 31-vjeçari Elton Metaj.
Pas Tiranës, “Platforma Kombëtare për Gratë” kërkon drejtësi për Sabina Bengaj në Fier, në të njëjtën orë si në kryeqytet.
Në njoftimin e bërë publik në media paralajmërohet se sot në orën 18:00 në qendër të Fierit do të organizohet protesta ku kërkohet ndëshkimi sa më i rëndë i autorit të këtij krimi.
“Drejtësi për Sabinën dhe dhjetëra viktima. Drejtësi për familjet dhe familjarët e tyre, drejtësi në dritë dhe sot protestojmë në qendër të Fierit ora 18:00”, thuhet në njoftimin Platforma Kombëtare për Gratë.