Pasi paditi gazetarët dhe analistët, Evi Kokalari del me paralajmërimin e fortë: Do ta zgjas gjyqin deri sa të…

Aktivistja Evi Kokalari ka bërë një padi sot kundër gazetarëve e analistëve, mes të cilëve është Ilir Demaliaj, Dritan Demiraj, Frrok Çupin dhe Kolec Traboinin.

Por ajo nuk e ka lënë me kaq.

Kokalari paralajmëron se mund të shtojë edhe emra të tjerë dhe do ta zgjasë gjyqin derisa të dëmtohen mirë financiarisht.

“Më vjen mirë që të gjithë emrat në këtë padi, por dhe të tjerë që mund ti shtoj më vonë, do kenë mundësinë të verifikojnë burimin e shpifjeve për mua përpara gjykatës. Uroj të kenë mundësi financiare të përballojnë avokatët, sepse do ta zgjas gjyqin deri sa të dëmtohen mirë financiarisht.”, shkruan Kokalari.