Gjithashtu KLP bën me dije se Ibrahimi siguroi të pranishmit se Këshilli i Lartë i Prokurorisë po ndërton një sistem vlerësimi të prokurorëve, i cili do të garantojë karrierën e tyre, bazuar kryesisht tek meritokracia.
“Teksa vuri në dukje besimin e tij dhe përpjekjet e institucionit që drejton, për ngritjen e një sistemi karriere të qëndrueshëm për prokurorët, z. Ibrahimi theksoi faktin se prokuroritë kanë nevojë për një sistem elektronik të menaxhimit të çështjeve, i cili do të lehtësonte dhe përshpejtonte punën e organit e hetimit në tërësi”, thuhet në njoftimin e KLP.