Federiko Gati ishte surpriza e madhe e mbrëmjes së djeshme, me mbrojtësin që luajti titullar, në mungesë të të dëmtuarit Bremer, dhe bëri një paraqitje mjaft të mirë.
Italiani gjithsesi proteston ndaj arbitrit serb, për penalltinë e dhënë kundër Kuadrados, kur ndeshja ishte 1-1.
“Kuadrado ishte i ndalur dhe lojtari i Benfikës ia hodhi me qëllim topin në dorë. Është absurde të japësh një penallti të tillë, pasi Kuadrado nuk ka sesi ta fshehë dorën. Dhe mendoj se ky episod e ndryshoi për keq ndeshjen tonë, ndonëse reagimi ishte fantastik në fund. Dhe nëse unë bëja 4-4, ku i dihet…”.