Procesi i “Vettingut” në Shqipëri, ka hyrë në fazën përfundimtare të tij, pasi verifikimet po shtrihen në brezin e shkallës së parë të prokurorëve dhe gjyqtarëve të Shqipërisë.
Një ndër emrat e rradhës që ka hyrë tashmë në Vetting është Ajola Ymeri (Prençi), e cila ka një karrierë të gjatë në sistemin e akuzës Shqiptare, pasi ka shërbyer në tre prokurori të ndryshme. Ajola Ymeri (Prençi), momentalisht vijon të ushtrojë profesionin si prokurore, pranë akuzës së Shkodrës.
Ndërsa ditën e martë pritet vendimi nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit,rezulton se e vetmja njollë në biografinë e prokurores Ajola Ymeri, është një dënim i bashkëshortit të saj, ish-prokurorit të Pukës, Pëllumb Prençi. Ky prokuror u arrestua dhe dënua nga gjykata.
Ai e mbylli ciklin dhe padiskutim që tashmë mori dhe dënimin. Por koha ka ardhur që po diskutohet që të ndiqet ajo teoria se: “…me drunë e thatë të digjet dhe i njomti…”.
Nëse anëtarët e Komisionit, vërtet janë të pavarur, atëherë duhet patjetër të marin vendimin e konfirmimit në detyrë të Ajola Ymerit, duke u bazuar në punën personale të saj dhe pasurinë e saj.
Të mos meren fare, me njollën e zezë të bashkëshortit, për të cilin tashmë ka folur gjykata. Ditët e Martë, KPK-ja duhet të japë një vendim pozitiv për prokuroren e Shkodrës, i cili duhet të bazohet vetëm tek meritat e saj të punës, integritetit dhe pastërtisë së figurës.
Nuk mundet që një pjesëtar i familjes të marë përsipër barën e gjykimit, për fajin e një anëtari tjetër të familjes, qoftë ky burri, djali apo vajza. Se nëse do të ishte kështu, dhe të të merej për bazë kjo metodologji gjykimi, atëherë duhet që një vrasësi që nuk e kap dot policia, duhet ti arrestohet babai, gruaja apo nëna, dhe le të gjykohen këta për krimin e bërë nga pjesëtari i familjes.
JO, çdo person mban përgjegjësi për veprimet e veta. Nëse këto veprime janë të paligjshme atëherë përgjegjësia penale, administrative apo qoftë dhe morale i bie pikërisht individët bërës të një paligjshmërie dhe jo të gjithë pjesëtarëve të familjes.
E njëjta situatë duhet të ndodhi edhe me prokuroren Ajola Ymeri, të cilën Vettingu duhet ta gjykojë mbi bazën e punës së Ajolës dhe jo mbi bazën e punës së burrit. Ajola Ymeri, prej shumë vitesh është pjesë e organit të prokurorisë së Shqipatre.
Dhe gjatë punës së saj, ka hetuar mjaft dosje të rëndësishme që kanë pasur jo vetëm peshën penale por edhe peshë publike,duke u pasqyruar në media. Kujtojmë këtu në korrik,të vitit 2018, kur gjatë kohës që ka qënë në Prokurorinë Shkodër,ka zbuluar veprimtarinë e një grupi te strukturuar kriminal në fushën e shit-blerjes së narkotikëve.
Nëpërmjet perdorimit të metodave speciale të hetimit dhe veçanërissht blerjes së simuluar të lëndës narkotike,u zbulua veprimtaria kriminale e 10 personave të përfshirë në këtë aktivitet.
Në drejtimin e prokurores,Ajola Ymeri, ku gjatë këtyre veprimeve u bë e mundur kapja në flagrancë e autorëve të kësaj ngjarje në shitjen e një sasie prej 300 kg lëndë narkotike.
Kjo çështje u dërgua nga Prokuroria Shkodër në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku te gjithe personat aktualisht janë të dënuar me vendim të formës së prerë. Ndërkohë në fund të vitit 2018, po në Prokurorinë Shkodër, Ajola Ymeri, ka filluar hetimet për nje grup kriminal qe kryente veprimtari te organizuar te kalimit te paligjshem te shtetasve te huaj me kombesi arabe drejt vendeve te BE.
Këta shtetas të huaj mbërrinin në Shqipëri, pas kalimit ne menyre te paligjshem te kufirit me Greqine, mbaheshin ne nje hotel ne qytetin e Tiranes, ku me pas merreshin nga pjestare te ketij grupi ne menyre te organizuar dhetransportoheshin ne rruge te ilegale ne vendet e BE.
Nga hetimi disa mujor, nepermjet veprimeve te kryera nga Forca e Posacme Operacionale e DPPShtetit u be e mundur zbulimi i veprimtarise kriminale, identifikimi dhe arrestimi i 7 autoreve te kesaj vepre penale, banues ne Shkoder dhe ne Tirane.
Ne vitin 2016 ne Prokurorine Kurbin, ka iniciuar hetimet per disa procedime penale per vepren penale “Pastrim iprodukteve te vepres penale” te inicuar nga Policia e Lezhës.
Ne ate periudhe kohe prokurorja kerkoi dhe vendosi ne sekuestro preventive, per keto procedime penale, vlera te konsiderueshme monetare, automjete, shtepi banimi, lokale etj. Vetem ne nje prej ketyre procedime penale vlera monetare e pasurive te sekuestruara kaloi 35.000.000 leke. Ne vitin 2020, po ne Prokurorine Kurbin, ka drejtuar hetimet dhe zbuluar veprimtarine kriminale per trafikimin e nje sasie 613 kg lende narkotike canabis sativa, gjetur fshatin Godull.
Si autore te kesaj ngjarje u identifikuan dhe arrestuan ne flagrance 3 shtetas dhe e gjithe lenda e gjetur u sekuestruar.