Presidenti rus Vladimir Putin ka liruar i ka dhënë lirinë një të riu, i dënuar me 17 vite burg për përdhunimin dhe torturimin brutal të të dashurës së tij, në mënyrë që ai të luftojë në Ukrainë.Vrasësi Vladislav Kanyus, 26 vjeç, u lirua pasi vuajti më pak se një vit nga dënimi i tij për vrasjen e egër të të dashurës së tij, të cilën e përdhunoi dhe torturoi për rreth 3 orë e gjysmë një vit më parë.Ai, si shumë kriminelë rusë, është liruar dhe hequr nga burgu për të luftuar në vijën e frontit të Ukrainës, me Putin që i ka dhënë dritën jeshile lirimit të qindra njerëzve.
Kanyus torturoi për vdekje të dashurën Vera Pekhteleva, 23 vjeç, pasi ajo i kërkoi të ndaheshin. Ai e mbajti peng në shtëpinë e tij, ku e përdhunoi disa herë, e po ashtu e goditi 111 herë me thikë.
26-vjeçarit iu dorëzua një armë dhe veshja ushtarake, ndërsa pritet që pas shërbimit të tij në luftë, ai të lirohet nga të gjitha akuzat dhe të dalë nga burgu.