“Përditësoni menjëherë iPhone-in tuaj”/ Kompania “Apple” bën thirrjen e fortë për përdoruesit e saj: Telefoni mund të jetë hakuar, kemi zbuluar problematika

Nëse përdorni një iPhone, ndoshta do të duhet të të instaloni përditësimin më të fundit të softuerit sa më shpejt të jetë e mundur, sepse pajisja juaj mund të hakohet.

Apple ka vendosur iOS 16.4.1 në të gjitha aparatet, duke përfshirë iPhone 8 dhe modelet më të reja. Përditësimi rregullon dy dobësi që u shfaqën në softuerin e mëparshëm, iOS 16.4, i cili u lëshua në fund të muajit të kaluar.

Këto ishin gjithashtu të dukshme në versionet më të vjetra të softuerit Mac dhe iPad , kështu që Apple ka lëshuar përditësimet e macOS Ventura 13.3.1 dhe iPadOS 16.4.1.

Të dyja të metat e sigurisë mund të kenë lejuar hakerat të depërtojnë në pajisje dhe të kenë akses në të dhënat private.