Sokol Cikalleshi ka gjetur ritmin e duhur në kampionatin e Arabisë Saudite dhe po shënon me rregullsi me Al Khalej, duke e ndihmuar ekipin e tij që të luftojë për mbijetesën në elitë. Në minutën e 13-të sulmuesi shqiptar ka shënuar një tjetër gol, kësaj herë në takimin kundër Al Taee për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Ai ka përfituar nga gabimi i mbrojtësit kundërshtar dhe i ka rrëmbyer topin duke shkundur rrjetën e Bragës.Aktualisht skuadra e shqiptarit renditet në vend të 14-të me 19 pikë, teksa Cikalleshi numëron 6 gola dhe 1 asist.