Performancat fantastike me Junajtid, klubi gati të shpërblejë trajnerin Ten Hag

Te Mançester Junajtid duket se është kohë rinovimesh. Siç kanë bërë me dije mediat britanike, në planet e klubit është rinovimi i kontratave për katër lojtarë të klubit, ku dallohen Dalot, Fred, Rashford dhe Luk Shou. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri i “Djajve të Kuq”.Sipas tij, të gjitha rinovimet janë të rëndësishme, por parësore për Mançesterin është e ardhmja e Markush Rashford, lojtarit të momentit.

Ndërkaq, në klub nuk po mendojnë vetëm për lojtarët, sepse në lojë është dhe e ardhmja e trajnerit Erik ten Hag.

Ish-trajneri i Ajaksit ka ndryshuar rrënjësisht Mançesterin me marrjen e detyrës, duke e kthyer atë në pretendente për titullin.

Dhe sipas mediave në ishull, Junajtid dëshiron që të rinovojë kontratën e Ten Hagut përtej 3 viteve që nënshkroi në momentin e parë.