Një zjarr ka rënë në ballkonin e një apartamenti në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Sipas policisë, flakët përfshinë tendën e një ballkoni. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e flakëve në kohë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 27.02.2023, në rrugën “Brigada 8”, ka rënë zjarr në tendën e një ballkoni. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.