Përfundon mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD, zbulohet se ç’do ndodhë nesër

Ka përfunduar mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, që nisi që në orën 12:00.

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike miratoi sot ndryshimet në Statutin e Partisë, të cilat janë të gjitha propozime të kreut të kësaj force, Lulzim Bashës. Me anë të këtyre ndryshimeve, Basha propozoi një formulë të re për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar bashkie, ndërsa nuk kishte asnjë propozim në lidhje me mandatin e kryetarit.

Brenda ditës së nesërme pritet të mësohen emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD.