Është zbardhur urdhri i prerë i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndaj demokratëve të cilëve u ka kërkuar të mos përsëritet precedent i 2017 kur votuan pro Ruçit për kryetar Kuvendi.
Mediat bëjnë të ditur se në këtë mbledhje është diskutuar rreth seancës së pasdites në Kuvend ku do të votohet edhe kreu i ri i Parlamentit.
Gjithashtu Basha iu ka kërkuar deputetëve votë unanime kundër zgjedhjes në krye të Lindita Nikollës.
“Nuk dua të përsëritet precedenti i 2017, kur pati vota pro Ruçit,” është shprehur Basha.