Përfundon takimi me Yuri Kim dhe delegacionin e Senatit, flet Basha: Të rikthejmë demokracinë në Shqipëri, të ruhet sovraniteti i Kosovës

Ka përfunduar takimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me Ambasadoren Yuri Kim dhe delegacionin e Senatit amerikan në Selinë Blu.

Në një prononcim të shkurtër jashtë Selisë, Lulzim Basha deklaroi se ka folur me Ambasadoren dhe delegacionin për dy çështje kryesore, demokracinë e Shqipërisë dhe situatën në rajon.

Sa i takon çështjes së parë, Lulzim Basha u shpreh se vendi ynë ndodhet në udhëkryq pas masakrës së 25 prillit, prandaj dhe duhet rikthyer në shinat e demokracisë.

Ndërsa për situatën në rajon, ai theksoi se duhet të mbrohet sovraneti i i Republikës së Kosovës, dhe që situata në rajon zgjidhet vetëm me njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Njëra nga çështjet ishte me demokracinë shqiptare, udhëkryqi që ndodhet aktualisht vendi pas masakrës së 25 prillit, dhe rolin e Partisë Demokratike dhe të opozitës në Parlament, për të rikthyer Shqipërinë në shinat e demokracisë, legjitimitetit dhe sundimit të ligjit. Sigurisht përmes  një vendi që është demokratik, ku nuk shkatërrohen zgjedhjet, nuk goditet dhe burgoset i pamunduri, por ndëshkohet politikani i korruptuar, apo bosi i krimit të organizuar, të krijojmë një klimë investimesh ku do të përfitojnë shqiptarët përmes vendeve të fundit.