Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Shkozet të Durrësit.
Raportohet se një këmbësor rreth 60 vjeç është përplasur nga një automjet dhe për pasojë ka ndërruar jetë menjëherë.
Viktima ka tentuar të kalojë në anën tjetër rrugës duke mos përdorur mbikalimin dhe për pasopjë u përplas për vdekje. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në komisariat për tu marrë në pyetje.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e aksidentit.