Përgjimet e dosjes kokaina: Në burg në Holandë djemtë me Iphone 7. Ergys Dashi i tregon kushëririt jetën në Amsterdam

Detaje të reja nga dosja e prokurorisë italiane e cila vërtenton me detjae lidhjet e grupit kriminal që drejtohej nga Ergys Dashi, në trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut në Itali përmes Holandës.

Ergys Dashi u ekzekutua më 22 janar 2022 në Ekuador ndërkohë që pak ditë më parë policia italiane dhe shqiptare ndërmorën një operacion për arrestimin e anëtarëve të kësaj bande.

dosje prokuroria thotë se Dashi drejtonte bazat operative në Itali dhe ato logjistike në Holandë si dhe koordinonte punën e korriereve të drogës.

Një nga përgjimet ambientale është bërë dhe në makinë në nëntor të 2017 mes Ergys Dashit dhe kushëririn e tij Edmond Dashin.

Ergysi me shaka thotë se mezi pret të futet në burg në Holandë sepse siç i ka thënë një mik i tij atje janë të gjitha kushtet bëhet jetë njësoj si jashtë burgut.

Ergys: Pse unë jashtë çfarë bëj?

Edmond: Si çfarë bën? Punon…

Ergys: Punoj me telefon. Edhe në burg është njësoj, sepse të lënë të përdorin telefonin e kabinës. Djemtë kanë Iphone7 në burg (Shënim: në 2017 Iphone 7 ishte vit prodhimi më i ri i atij viti).

Ergys thotë se në Holandë hiqet si rumun, pasi shqiptar është më e sikletshme në raport me policët.

Ergys i tregon Edmondit si të përdorë një aplikacion në telefon për të folur anglisht.

Më pas biseda vijon për punësimin në Holandë.

Ergys thotë se punëtori i mirëmbajtjes merr 2 mijë euro rrogë.

Edmond: Ndërkohë që unë me 15 copë poshtë sediljes së Audit marr 1 mijë euro/

Ergys: Ti vetëm ankohesh. 500 … 1000 mijë euro I merr … pa bërë asgjë për dy orë

Edmond: Ehe. Po çfarë thua dy orë

Ergys: Po ti nuk kupton që këtu ka të tjetër… E je vetëm ti e Puma ( Nje tjeter anetar i grupit) që paguheni për pako.

Budalla të tjerët marrin 3 mijë euro dhe marrin 200 pako në muaj. Ndërsa ti vijon të ankohesh. Po pse çfarë mendon se lekët i gjej lekët në tokë.

Edmond: Ti e di që unë kam mbi një vit që punoj këtu, dhe nëse do punoja për 3 mijë euro në muaj do isha në rregull

Egys: Po ti nuk ke marrë 3 mijë, port ë paktën 5 mijë euro në muaj. Duhet të falenderosh Zotin!

Më tej Ergysi i shpjegon se nuk do të mund të kishte gjetur punë si barist dhe as si kamarier, dhe se dhe ai si fillim ka bërë punën e shoferit për të fituar.

Edmond thotë se nuk e di gjuhën por se mund të kishte punuar dhe si punëtor i mirëmbajtjes.

Ergys më pas I tregon rrugët më të rëndësishme të Amsterdamit ku gjenden dyqanet më të shtrenjta.