Një mega skandal ka ndodhur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ku ka qënë duke u hetuar dhe njëkohësisht duke u gjykuar një çështje penale për një vjedhje me anën e mashtrimit me pasoja të rënda në dëm të viktimës H.K.
Në Gjirokastër Shtetasi H.K., është me banim në lagjen “Zinxhiria”, Gjirokastër, dhe ushtron aktivitet privat ku kursimet ndër vite i janë vjedhur nga persona të identifikuar nga ana e prokurorisë Gjirokastër dhe m,ë pas kjo akuzë ka kërkuar dënimin e këtyre shtetasve.
Por në momentin kur Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ka qënë duke faktuar vjedhjen, gjykata me në krye gjyqtaren M.I (sipas Përgjimeve) ka filluar pazaret me qëllim fitimi.
Përgjimet janë autorizuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, e cila në rastin konkret ka përgjuar vetveten.
Në muajin janar të vitit 2013, Shtetasi H.K., është vjedhur nga disa persona të cilët janë dënuar në çështje të veçanta, në momentin kur ishte duke u gjykuar çështja e hajdutëve dhe pikërisht çështja me vendimin nr.155 datë 12.05.2016 të Gjykatës Së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.20-2016-846/201, datë 28.07.2016 ka qënë në përgjim banda kriminalë për një tjetër vepër penale dhe për personat e tjërë të cilët ishin në hetim.
Në rrjetën e përgjimeve të bërë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, nuk kanë rënë vetëm banda kriminale por ka rënë dhe gjyqtarja e kësaj gjykate me emrin M.I. e cila sipas përgjimeve rezulton se është implikuar në kundraligjshmëri dhe veprime korruptive.
Skandali ka ndodhur gjat hetimeve të kësaj bande kriminale të cilët kanë qënë në hetim me metoda special të hetimit, si përgjime , vëzhgime etj.
Në përgjime të cilat janë kryer nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ka rezultuar se nga Avokati F.D ju kërkonte familjarëve të të pandehurve një vlerë prej 40.000 euro për të përfunduar proçesiu në favor të bandës Kriminale, dhe me qëllim që këtë vlerë monetare ta jepte si rryshfet gjyqtares M.I.
Edhe pse këto përgjime egzistojnë, nuk ka pasur asnjë hetim nga institucioni i Akuzës dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, e cilët kanë pasur për detyrë të zbardhnin rastin, dhe më pas të vërtetonin nëse Gjyqtarët e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ishin apo jo të implikuar.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka heshtur dhe është bërë palë me krimin.
Në këto përgjime del qartë se Avokati F.D, i ka kërkuar familjarëve të të akuzuarve, vlerën prej 40.000 euro, për të përfunduar proçesiu në favor të akuzuarve, dhe njëkohësisht rezulton se kjo vlerë monetare është kërkuar për gjyqtarë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër e cila po gjykonte çështjen e cila ka qënë gjyqtarja M.I. por deri më sot nuk ka një hetim.
Kundër Avokatit F.D, nuk është marë asnjë masë hetimore, si për veprën penale të Mashtrimit, ose Ndikimit të Pligjshm në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, dhe aq më tepër nuk është hetuar për veprën penale të Korrupsionit Aktiv të punonjësit të drejtësisë parashikuar nga neni 319/ç.
Duke u ndodhur përpara këtij fakti kriminal të bërë në dëm të viktimës së veprës penale shtetasit H.K., dhe përpara faktit që Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, nuk ka marë asnjë masë për hetimin e këtij rasti, viktima H.K. i ka bërë kallzim penal, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për verifikimin dhe hetimin e veprës penale të mësipërme, të prezymuar të kryer nga gjyqtarja M.I. dhe avokati F.D.
Bëjme me dije se vendimi i dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ku del në përgjime se është kërkuar rryshfet, ka qënë i padrejtë pasi është ndryshuar nga gjykata e Apelit Gjirokastër, çka e bënë më të besueshme se kemi të bëjmë me një vepër penale të kryer nga gjyqtarja M.I.