Mesfushori Ivan Perisiç ka folur para sfidës me Argjentinën në gjysmëfinalen e Botërorit të Katarit. Ai është shprehur se pavarësisht se Mesi do të përpiqet të marrë një Kupë Bote, ata do bëjnë gjithçka për të fituar.“Pamë në raundin e fundit që Portugalia dhe Kristiano Ronaldo humbën. Ai ka qenë në pesë Kupa Botërore dhe nuk ka arritur të fitojë një, dhe Mesi po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë për Argjentinën. Kështu që ai me siguri do të bëjë gjithçka që mundet për ta çuar ekipin e tij në finale dhe për të fituar trofeun. Por nga ana tjetër, edhe ne do të bëjmë gjithçka për të fituar. Do të jetë një lojë shumë e mirë, shumë solide dhe do të bëjmë maksimumin për të fituar”, u shpreh Perisiç.