Të paktën 33 persona kanë vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Nepal gjatë javës së kaluar.
Shirat e musonit goditën provincën Karnali në veri-perëndim, ku mijëra banorë u evakuuan, informojnë zyrtarët.
Qindra shtëpi janë dëmtuar përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave. Ndërkohë raportohet se të paktën 22 persona janë ende të zhdukur në të gjithë provincën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Mijëra u evakuuan nga shtëpitë e tyre atje gjatë javës së kaluar mes paralajmërimeve për shi intensiv. Në disa zona të provincës, lumi Karnali kishte arritur në mbi 12 metra, thanë ekipet e emergjencës.
Disa ura të varura mbi lumë gjithashtu u shembën, raportuan mediat lokale.
Zyrtarët qeveritarë kanë dërguar ndihma në rajon me helikopterë.
Ndërkohë, agjencitë humanitare të OKB-së thanë se po shpërndanin ushqim dhe ilaçe për komunitetet më të prekura në Nepalin perëndimor.
Nepali po i afrohet fundit të sezonit të musonit, i cili zakonisht fillon në qershor dhe përfundon në tetor.
Të paktën 110 njerëz kanë vdekur këtë vit, sipas Qendrës Kombëtare të Operacionit të Emergjencave.