Përplasje dhe tension në “Olimpico”, gjyqtari Irrati shkel futbollistin e Romës

Nuk mund të mungonte tensioni dhe përplasjet menjëherë pas përfundimit të ndeshjes mes Romës dhe Napolit. Miqtë arritën të triumfonin me rezultatin 0-1 falë golit të Osimenh, ndërkohë që romanët patën rezervat e tyre për sa i përket gjykimit. Madje në fund u regjistrua një konfrontim mes gjyqtarit Irrati dhe mbrojtësit të Romës, Karsdorp.Teksa lojtari dhe gjyqtari ishin duke debatuar me njëri-tjetrin, Irrati e shkeli futbollistin e Romës, duke bërë që situata të tensionohej akoma më shumë. U desh ndërhyrja e pjesëtarëve të pranishëm në fushë, për të shmangur një konfrontim fizik. Ky moment nuk i ka shpëtuar sportdashësve, të cilët e kanë regjistruar dhe e kanë shpërndarë në rrjetet sociale. Në video shihet gjyqtari Irrati teksa shkel futbollistin e Romës: