Përplasje në Kuvend/ Garda kontrollon çantat e deputetëve, Koreshi: Ja ç’bën Rama frikacaku

Deputetët e opozitës dhe Garda e Republikës janë përplasur ditën e sotme në hyrje të Kuvendit.Bëhet me dije nga burimet për mdia se deputetët i janë nënshtruar një kontrolli të rreptë në çanta nëse kanë flakadanë apo mjete të tjera piroteknike.

Në pamje shihet se si shtyhen deputetët me punonjësit Gardës, të cilët tentojnë të hyjnë në sallën e Kuvendit.

Deputeti, Saimir Korreshi, i drejtohet mediave duke u thënë, “ja çfarë bën Rama frikacaku”.