Përplasjet mes tifozëve të Napolit dhe Eintrahtit, në pranga 7 ultras… Presidenti De Laurentis zbret në terren

Shtatë tifozë napolitantë janë arrestuar gjatë natës për përplasjet me forcat e policisë të ndodhura dje para dhe pas ndeshjes së Ligës së Kampioneve mes Napolit dhe Eintrahtit. Ata u arrestuan mbrëmjen e djeshme në breg të detit të qytetit, pranë hotelit ku qëndronin ultrasit gjermanë. Ky është njoftimi i parë, pasi pritet që numri i tifozëve të arrestuar të rritet.

Raportohet se presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis mbërriti pak më parë, rreth orës 10, në selinë e Prefekturës së Napolit. De Laurentis tani po merr pjesë në takimin e komitetit për rendin dhe sigurinë me prefektin e Napolit, Klaudio Palomba dhe kryetarin e bashkisë, Gaetano Manfredi, pas përplasjeve mes tifozëve.