Përshtatje e shpejtë dhe pritje vendimtare, Zomeri fshin Onanën

Jan Zomer është portieri i tretë i Serisë A (pas Kristiano Lupatelit në 1999-2000 dhe Alisoni në 2007-2008, të dy me Romën) në epokën e tri pikëve për fitore që ka arritur të mbajë portën e paprekur në 6 prej 9 javëve të para të kampionatit. Ndoshta disa mund të habiten nga ky rekord, sepse dy muajt e parë të Zomerit tek Interi nuk ishin të mbushura me pritje të bujshme.

Megjithatë, të dhënat nuk gënjejnë dhe në kampionat ai e ka nxjerrë topin nga rrjeta vetëm kundër Milanit, Sasuolos dhe Bolonjës, gjithmonë në shtëpi.

E vërteta është se zvicerani është një portier solid, i vëmendshëm dhe ekspert dhe për më tepër përfiton në maksimum nga një ekip që kolektivisht po tregohen të vëmendshëm edhe kur nuk e kanë topin në zotërim, ndryshe nga sezoni i kaluar.

Pati pak shpërqendrime ndaj Torinos dhe edhe në atë moment Zomer u shfaq vendimtar. Në fund të fundit, të jesh gati dhe reagues kur merr shumë pak goditje në një orë e gjysmë ndeshje nuk është aq e lehtë, edhe pse Jan e bën të duket e tillë.

EPISODET – E vetmja e metë deri më tani ka qenë paqartësia për gjuajtjen e Nedim Bajramit në Inter-Sasuolo, në golin që nisi kthesën e zijeshilëve, por përndryshe Zomer ka pasur thuajse të njëjtën linjë në ndeshjet e tjera.

Ish-lojtari i Bajernit ka alternuar ndeshjet si spektator me ato në të cilat është gjendur përballë dy-tre kërcënimeve. Ashtu si ndaj Torinos, me kthesën me këmbën e majtë të Demba Sek, ashtu edhe në goditjen me kokë të Pietro Pelegrit.

E njëjta gjë kishte ndodhur tashmë ndaj Empolit në një goditje dënimi të rrezikshme nga Filipo Ranokia, por edhe në Kaljari në javën e dytë në një goditje nga afër nga Paulo Aci.

Këtyre i shtohen edhe paraqitjet në Ligën e Kampionëve, të cilat nuk do të përfshihen në statistikat në rekordin e lartpërmendur, por që vlejtën pikë në një grup të kontraktuar.

Me Real Sociedadin ai ruajti mundësitë për të barazuar, kurse ndaj Benfikës pati vetëm një rast që “e zgjoi nga gjumi”. Vetëm dy muaj në Milano dhe ankthi për të në gusht i shkaktuar nga largimi i Onanës, është kthyer tashmë në qetësinë e Interit.