Mesfushori i talentuar shqiptar, Leandro Frroku, pësoi një dëmtim të rëndë me Panathinaikoson, që do ta mbajë jashtë fushave për disa kohë.
Lojtarët e skuadrës greke, vendosën që në ndeshjen e tyre të fundit të nderonin 19-vjeçarin shqiptar.
Të gjithë ata u mblodhën së bashku duke mbajtur fanellën e tij në shenjë solidarizimi.