Policia, pas një hetimi disamujor, ka shkatërruar një grup kriminal që shpërndante drogë në klubet e natës dhe në zonat e Tiranës që frekuentohen nga të rinjtë, në kuadër të operacionin policor të koduar “Kodra e Diellit 3”.
Të arrestuarit janë: Herald Rexhepaj 35 vjeç dhe Viola Bendaj 31 vjeçe, (dy kokat e grupit) si dhe Arolf Harizi 19 vjeç, Arlind Aga 20 vjeç, Xhersildo Arifllari 21 vjeç, Dashamir Shehu 46 vjeç, Devis Saliaj 19 vjeç, Indrit Gjoshi 22 vjeç.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi K. R., 29 vjeç, banues në Tiranë.